19.5 C
Tirana

Kjo është vajza që ”ia bëri” 8 me 2 Ledionit, e riktheu në rrjete sociale pa u lodhur fare

VENDI

Po sikur në ditën e lindjes t’ju ‘’dhuronin’’ një profil në Instagram? Në pamje të parë duket dhurata më e çuditshme dhe e pakuptimtë që mund t’ju bëjë dikush, por kur je një personazh i njohur i ekranit dhe ‘’zhdukesh” pa lënë gjurmë, nuk ka sesi kjo dhuratë të mos diskutohet gjatë.

 

Ja që ndodh, më saktë ja që i ndodhi Ledjonit nga kunata e tij e madhe, Lori Hoxha. Moderatori i njohur në ‘’Top Channel”, një nga figurat më të njohura dhe të dashura të këtij televizioni, ka festuar dje ditëlindjen e tij të 33-të e bashkë me të edhe lajmin se do të bëhet baba i një djali të dytë.

 

Pas një mungese të gjatë në rrjete sociale, Lori vendosi të ”rikthente” në Instagram kunatin e saj, i cili dje mbushi 33 vjeç. Ajo ka shpërndarë në Instastory profilin që i ka hapur Ledionit duke u sugjeruar ndjekësve të saj t`i bëjnë “follow” dhe vetë Ledioni ka pranuar se nëse brenda një dite bëhen 2 mijë ndjekës ai do të kthehet në Instagram.

 

“Ok, i hapa Ledionit Instagram se bën kot si kontrovers pa social media. Ndiqeni që ta ndjejë si detyrim që të fillojë të na postojë prapë filmat e tij të preferuar për ata 6 veta që e kuptojnë”, -ka shkruar Lori.

 

Mesa duket Lori e ka marrë shumë seriozisht këtë gjë pasi jo vetëm Ledioni numëron mbi 4000 ndjekës, por në profilin tij gjenden vetëm foto me motrën e madhe të bashkëshortes. Të shohim ç’do të ndodhë më vonë.

- Advertisement -

TE FUNDIT