14.5 C
Tirana

“Hiqi duart mos më prek”, sherri i Voltana Ademit me policinë në Shkodër

VENDI

Një debat të ashpër ka pasur mes kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademit dhe policisë. Dosja.al mëson se Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë është përplasur me policinë në qendrën e votimit numër 3 pasi kërkon lirimin e ambienteve të shkollës.

Ajo thekson në fjalën e saj se Policia është në shkelje të ligjit pasi nuk i ka dorëzuar një dokument zyrtar bashkisë, që shkolla “Shejnaze Juka është kthyer në KZAZ.

Për këtë arsye Bashkia e Shkodrës ka ngritur padi penale kundër Drejtorisë së Policisë së këtij qytetit për shpërdorim detyre.

DEBATI:

Ademi: Unë kam nevojë për një shkresë. E ka të inçizuar çdo gjë. Unë kam të drejtë të hyj në shkollë. Më kanë prekur me dorë. Unë këtë nuk e toleroj. A ke mundësi me mos më prekësh.

Polici: Unë respektoj ligjin.

Ademi: Ma jep letrën dhe unë jashtë. Unë nuk të prek me dorë. Ti nuk mundesh që të më mbyllësh derën.

Polici: Unë po mbroj institucionin.

Ademi: Kush je ti? Më thuaj emrin. A ka mundësi të veproni me shkresë ju lutem. Hajde dalim të gjithë bashkë dhe të mbyllim derën. Po dhunoni institucionin.

Polici: Po respektoj ligjin.

Ademi: Ku është shkresa.

Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin. Kjo ka sjellë përplasjen mes policisë dhe zyrtarëve të PD në Shkodër.

- Advertisement -

TE FUNDIT