10.5 C
Tirana

Habit moderatori 57 vjeçar: Me mbështetjen e gruas dhe dy vajzave pranova që jam gay!

VENDI

Vetëm pak orë më parë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, moderatori i njohur anglez Phillip Schofield ka dhënë një deklaratë të papritur që ka shokuar jo pak publikun.

I martuar prej 27 vitesh me bashkëshorten Stephanie Lowe me të cilën ka dy vajza Runy dhe Molly, moderatori ka pranuar se prej kohësh ai ka pranuar se është gay.

Nëpërmjet një statusi të gjatë 57 vjeçari ka falenderuar familjen, miqtë e kolegët që e kanë mbështetur dhe i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe trazicioni në jetën e Phillip.

“Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë ndodh në të vërtetë pas një jete ‘perfekte’ të dikujt tjetër; me çfarë problemesh apo vështirësish po hasen ato; ashtu siç ju nuk e dini se çfarë më ka brejtur mua gjithe këto vitet e fundit. Me forcën dhe mbështetjen e gruas dhe dy vajzave të mia, unë jam pajtuar me faktin se jam homoseksual. Kjo gjë ka shkaktuar shumë debate që kanë thyer zemra në familjen tonë.

Kam qenë e martuar me Steph për 27 vite, kemi sjellë në jetë dy vajza të mrekullueshme. Familja ime më ka mbajtur kaq pranë; janë munduar të më ngrenë moralin, të më lehtësojnë dhimbjen duke më dhuruar shumë dashuri, pavarësisht konfuzionit të tyre. Unë ende nuk mund të fle, dhe kam ende momente të errëta.

Por sot mendoj se të jesh gay është një arsye për të festuar dhe për t’u ndjerë krenar. Po është e vërtetë që ndihem konfuz dhe ndonjëherë ndihem keq, por kjo vjen nga dhimbja që po i shkaktoj familjes. Çdo mëngjes në programin tim jam ulur përballë të ftuarve të mi, që më kanë konfesuar mua të vërtetat e tyre; po tani është radha ime të rrëfej të vërtetën time.
Me siguri e gjitha kjo ishte e papritur dhe suprizuese për ju dhe ju kuptoj, por vetëm duke u përballu me të vërtetën e duke qenë i sinqertë unë do të mund të gjej paqe dhe të vazhdoj përpara.

Ju lutem jini të sjellshëm, veçanërisht me familjen time”; ka shkruar moderatori teksa ka rrëfyer të vërtetën e jetës së tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT