‘Dajaku ka dal nga xhehneti’, psikologia që duhet të mbronte jetimët vazhdon të shòkojë

“Dajaku ka dalë prej xhehnetit”, kështu shprehet Antonjeta Pero, zonja e cila ka punuar psikologe për fëmijët jetim në Shtëpinë e Fëmijës e që ditët e fundit tërhoqi shumë vëmendjen me statuset e saj në Facebook ku akuzonte për mashtrim Adrianën, vajzën e cila deklaroi në “Dua të të bëj të lumtur”, se është abu zuar s*ksualisht në Jetimoren e Shkodrës.

PUBLICITET

 

Përveç kësaj deklarate, në profilin e saj në Facebook gjen edhe të tjera deklarata publike që janë shumë të dyshimta për një psikologe dhe profesioniste e shëndetit mendor.

 

Megjithatë duket se edhe zonja Antonjeta Pero e pranon se e kujt është përgjegjësia në këtë status ku thotë: “Skllavëria s*ksuale e të miturve vjen prej mungesës së prindërimit dhe punës së dobët të stafeve pedagogjike në drejtim të komunikimit dhe fuqizimit të fëmijëve në të drejtat e tyre”. Këtë status Pero e ka publikuar në 3 qershor, referuar rasteve të abuzimit të kohëve të fundit. Por siç duket ka ndryshuar mendim kur u publikua rasti i Adrianës, që prek punën e saj meqënëse ka punuar si psikologe.

 

Ndërsa lidhur me deklaratën e Urdhrit të Psikologut që zonja Pero nuk është e licensuar, ajo ka reaguar në një status ku thotë që ka 2 diploma, një në vitin 1996 dhe një në vitin 2000, por nuk e ka parë të arsyeshme të licensohet tek Urdhri i Psikologut.

 

Në Republikën e Shqipërisë nuk është e lejueshme dhe është e dënueshme me ligj që të ushtrosh profesionin në institucion privat dhe në institucion shtetëror nëse nuk je licensuar.

 

Ndërkohë komentuesit e pyesin Peron çfarë dege është diplomuar dhe në cilin universitet, por ajo ka refuzuar të përgjigjet. Madje i ka fshirë komentet dhe i ka bërë bllok të gjithë njerëzve që e pyesin. Nga informacionet e “Xing.al” rezulton se zonja Pero ka punuar si mësuese muzike në shkollën Vasil Shanto në Shkodër.

 

Ndonëse deri tani nuk ka dëshmuar që ka kualifikim, Pero ka drejtuar dhe nuk dihet nëse e drejton akoma Qendrën Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar, Shkodër, projekt i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

 

Në një artikull të vitit 2016 shkruhet se ministri Blendi Klosi, asokohe Ministër i Mirëqenies sociale, deklaroi gjatë emisionit “Top Story”, se i është kërkuar Bashkisë së Shkodrës që të zëvendësohet psikologia, pasi ishte jashtë profesionit të vet.

 

Nuk dihet nëse psikologia ka qenë zonja Pero, por ajo vetëdeklaron se ka punuar psikologe asokohe duke dhënë garanci që fëmijët nuk janë abuzuar, edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore tregon që janë defloruar dhe abu zuar s*ksualisht.

 

Vlen të theksohet se njerëzit nuk e kanë personalisht me Peron pasi si zonja ka qindra të tjera në Shqipëri që punojnë jashtë profesionit, të pa licensuar. Por prej rastit të Peros të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi se ky lloj punësimi, i cili i heq shansin njerëzve të kualifikuar për të qenë në këtë rol, ka pasoja shumë të rënda sociale, si për shembull në këtë rast tek fëmijët jetim.

PUBLICITET