Astrit Patozi është dorëhequr nga kryesimi i Bindjes Demokratike, partisë të cilën ai e krijoi dy vite më parë gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Patozi përmes një mesazhi të gjatë në facebook, ku teksa thekson se me dorëheqjen e tij merr përgjegjësitë e rezultatit, bën me dije gjithashtu se do të vijojë të mbetet një mbështetës i palodhur i kësaj force politike.
Patozi falenderon mbështetësit dhe bashkëpunëtorët për fushatën dinjitoze mes nje polarizimi ekstrem të jetës politike në vend.