A1 ALBANIA – NEWS

“U kry 29 ditë para afatit”, Rama jep njoftimin e RËNDËSISHËM për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot është arritur objektivi, për të vaksinuar 500 mijë qytetarë. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se tashmë objektivi është të arrihet në 1 milion të vaksinuar.

“U kry! 29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë që qeveria kishte vendosur objektiv që brenda muajit qershor të vaksinoheshin 500 mijë qytetarë. Por sic thotë vetë Rama, kjo u arrit 29 ditë para afatit.

Exit mobile version