A1 ALBANIA – NEWS

Tirana mes 10 qyteteve që duhen vizituar

Tirana është listuar si një nga destinacionet që nuk duhen humbur për t’u vizituar, pasi kostoja e udhëtimit është e lire.

Tabloidi britanik “Daily Mail” e ka listuar Tiranën në vendin e 7 mes 10 qyteteve ku arrihet me fluturim direkt nga aeroportet angleze për një “arratisje” të shkurtër.

“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me dell aventuresk. Krahas vizitimit të muzeut historik dhe xhiros me tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste, rekomandohet edhe një udhëtim në Bunkart. Ky është një muze arti bashkëkohor dhe historie moderne i ndodhur brenda një ish bunkeri. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”.

Gjithashtu në krah të kryeqytetit shqiptar janë listuar dhe disa nga kryeqytetet e botës si; Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë, Lviv në Ukrainë, Bari në Itali, Bourgas në Bullgari dhe Izmiri në Turqi.

Exit mobile version