Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut publikut shqiptar. Prej 15 vitesh, ajo ka arritur të rrëmbejë shumë zemra me këngët e saj të cilat shëndrrohet në hite.
Elvana arrin gjithmonë që edhe koncertet t’i mbushë përplot me njerëz. Së fundi ajo ka mbajtur një koncert madhështor në Suedi.
Bukuroshja u kujdes që për pjesëmarrësit të krijojë një atmosferë të paparë dhe vëmendjen ia mori sidomos një fans i saj special, i cili i bëri një propozim unik.
Përmes një fotoje në telefonin e tij drejtuar nga këngëtarja, djali kishte shkruar: “T’i boj letrat e Suedisë”. Kjo ka shkaktuar të qeshura.
Videoja është shpërndarë në rrjetin social TikTok nga fansi i saj, ku në mbishkrim të videos kishte shkruar shkurtimisht fjalën “gruaja”.
Këngëtarja ishte shkrirë së qeshuri me dedikimin e fansit të saj dhe nuk e ka mbajtur të qeshurën në skenë, por edhe jashtë saj. Ka qenë vërtet një moment pikant. E meriton, në fund të fundit.