A1 ALBANIA – NEWS

Nis dezinfektimi në kopshte, fëmijët mund të jenë bartës (Video)

Pas vendimit për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri kryetari i Bashkisë Erion Veliaj konfirmoi se vendimi vlen edhe për kopshtet e çerdhet.

Edhe pse fëmijët nuk paraqesin problem mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të prekshëm shkroi kryebashkiaku i Tiranës Veliaj.

Ndërkohë ai publikoi edhe një video në rrjetet sociale duke thënë se po kryhen dezinfektimet nëpër kopshte dhe çerdhe që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja.

Exit mobile version