A1 ALBANIA – NEWS

Lulzim Basha: Qeveria tallet me fatkeqësinë e banorëve të prekur nga tërmeti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nuk po bën asgjë veçse po tallet me banorët e prekur nga tërmeti. Ai deklaroi se teksa kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti, për qytetarët e Durrësit nuk ka asnjë zgjidhje.

Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike. Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkqesinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti!

Këtë të enjte Lulzim Basha nisi një tur takimesh me banorët e dëmtuar nga tërmeti, nga ku nuk munguan sulmet për mazhorancnën. Sipas kryedemokratit, në këto dy muaj nuk ka asnjë ndyrshim pozitiv, madje nuk janë vlerësuar ende as dëmet.

Exit mobile version