A1 ALBANIA – NEWS

Lajm i mirë nga Spitali Infektiv, largohen tre gra që mposhtën COVID-19, mes tyre edhe një shkodrane…

Një lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv ku trajtohen të sëmurët me korona virus. Mësohet se një grua ka lënë spitalin, pasi ajo fitoi betejën me COVID-19.

Burime nga spitali thonë se me herët është dërguar me autoambulancë një tjetër grua e shëruar nga Shkodra, ndërsa pritet që po sot të shkoje në banesë edhe një tjetër paciente nga Durrësi.

Në pamjet më sipër shihet se si gruaja e shëruar hipën në ambulancë, ndërsa do të transportohet drejt shtëpisë së saj. Kujtojmë se në vendin tonë janë zbuluar 832 raste me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 31 persona.

Exit mobile version