A1 ALBANIA – NEWS

Kryeministri i rikthehet bluzës së bardhë për të luftuar COVID-19

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka hequr kostumin zyrtar dhe ka veshur bluzën e bardhë pasi do të punojë një seancë në javë për të ndihmuar në krizën e koronavirus, sipas Irish Times.

Varadkar ka punuar si mjek për shtatë vjet para se të linte profesionin për politikë. Ai u hoq nga regjistri mjekësor në 2013.

Sidoqoftë, ai u regjistrua sërish në regjistrin mjekësor në mars pasi pandemia e koronavirusit nisi të godasë Irlandën. Ai është vendosur të punojë brenda Shërbimit Shëndetësor Ekzekutiv çdo javë, në një zonë të përshtatshme për kualifikimet e tij.

Shërbimi shëndetësor në Irlandë apeloi muajin e kaluar që të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor që nuk punojnë në profesion të regjistrohen. Kësaj lëvizjeje për rekrutim masiv për t’u përballur me krizën iu përgjigjën rreth 50,000 njerëz në më pak se tre ditë.

Exit mobile version