A1 ALBANIA – NEWS

Koronavirusi/ Bashkia “mbyll” Shkodrën, vendos masa të reja kufizuese

Prej disa ditësh Shkodra është kthyer një nga vatrat kryesore të koronavirusit në Shqipëri.

Pas situatës së krijuar në këtë qytetë, Bashkia e Shkodrës ka vendosur të marrë masa shtesë për parandalimin e koronavirusit.

Sipas vendimit të Bashkisë, masat do të ndikojnë në kufizimin e lëvizjeve dhe të tregtisë.

VENDIMI I PLOTE:

“PËR MARRJEN E MASAVE SHTESË PËR KUFIZIMIN, MONITORIMIN DHE KONTROLLIN E LËVIZJEVE TË AUTORIZUARA TË TË GJITHË QYTETARËVE NË QYTETIN E SHKODRËS”

Njoftohen të gjithë banorët:

1. Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:

A. Në tregun pranë Merkatës së Rusit.

Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregëtojnë sipas radhës më poshtë:
1. Një ditë tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër tek.

2. U kërkohet të gjithë tregëtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

B. Në tregun Zdrale

1. Ndalohet tregëtimi dhe hapja e tregut për një peiudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. ëkrkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.

C. Të gjithë subjekteve tregëtare në Shkodër u kërkohet:

• Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambjentet e tregëtimit.
• Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
• Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klentët.
• Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

D. Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.

E. Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjëes së autorizuar për kryerjene shërbimeve për familjen.

F. Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.

G. Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse.

H. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë!/ Opinion.al

Exit mobile version