A1 ALBANIA – NEWS

Kamzë/ Mbante armë në gomisteri, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar, banues në Kamzë, Tiranë është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.
Kanë qenë informacionet e qytetarëve, ato që kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit E.K, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov.

Banorët kishin vënë re se E.K, në gomisterinë e tij mbante sende të kundërligjshme.
Mbi të rëndon vepra penale “mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Mësohet se materialet përkatëse i janë referuar për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Top Channel

Exit mobile version