A1 ALBANIA – NEWS

INSTAT: U rritën vrasjet, më pak grabitje

Krimi me pasoja të rënda ka shënuar rritje gjatë këtij tre mujori të parë të 2018. Sipas raportit të INSTAT, jane evidentuar plot 7.909 vepra penale, duke shënuar një rritje me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.
Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018 është 12, rreth 4 vrasje më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për veprën penale vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjeje.
Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Exit mobile version