A1 ALBANIA – NEWS

Dita e Verës, historia e festës tradicionale.

Që në kohët antike tempulli i 14 Marsit Festa e Ditës së Verës ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Por zanafillën Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit e cila ishte perëndesha e gjuetisë pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit.

E trashëguar brez pas brezi kjo festë popullore është një ditë e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit në Elbasan për të festuar ardhjen e verës por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone si ballokumet dhe revaninë gjelin e detit arrat apo palat e fikut të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët tregojnë se një natë para ditës së Verës njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari.

Merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit të cilët zakonisht e kalonin këtë drekë në natyrë ku organizoheshin lojëra popullore.

Në Elbasan e në Peqin festohet edhe nata e verës nata para ardhjes së saj me mish raki gjel deti ballokume ëmbëlsira. Në këtë ditë elbasanllinjtë urojnë njëri tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Exit mobile version