Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit me akuzën e vjedhjes.
44-vjeçari i arrestuar është me inicialet G.M., banues në lagjen Kushtrim.
Arrestimi i tij, sipas policisë, u bë pasi dyshohet se ka vjedhur shumën prej 1 milion lekë të reja, në automjetin e shtetasit R.K
Ndërkohë pas arrestimit shuma prej 1 mln lekësh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.