A1 ALBANIA – NEWS

Turp, ja lista me ushqime që vodhi familja e Shefit të Rendit Rinas.

Vjedhja e ndihmave ushqimore dhe veshmbathjeve të grumbulluara për banorët e pastrehë të tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka çuar në burg dy kunetërit Altin Zekaj me detyrë shef rendi në komisariatin e Rinasit dhe Alban Taulla, me detyrë zjarrfikës. Ndërkohë një polic i komisariatit të Rinasit, Ervin Haxhillari po ndiqet penalisht në gjendje arrest shtëpie nga prokurori Bajram Breçani. Për pedagogen e Akademisë së Mbrojtjes Valbona Zekaj, hetimet po kryhen në gjendje të lirë.

Po çfarë i nevojiteshin kësaj familje, rrogëtarë shteti që duhet të vidhnin pakot me ushqime dhe batanije, të mbledhura për personat në nevojë? Kjo që shihni këtu është lista e ushqimeve dhe produkteve të tjera, që nga qumështi e deri tek kripa që Shefi i Rendit pranë komisariatit të Rinasit, së bashku me gruan e tij Valbona Zekaj, i mori nga magazina e Fundjava Ndryshe dhe i çoi në banesën e vjehrrës së tij, Shkurte Taullau në Tiranë.

Më poshtë është lista me ushqime dhe veshmbathje që u vodhën nga Altin Zekaj, kunati i tij Alban Taulla dhe pedagogia Valbona Zekaj. Ndërsa efektivi i Policisë Ervin Haxhillari, është përdorur prej shefit të rendit si shofer i furgonit të policisë. Tabela me ushqime.

1. Qumësht në kuti, plot 10 litër

2. Vaj luledielli në shishe, gjithsej 16 litra

3. Makarona, gjithsej 31 pako

4. Kripë, plot 3 qese

5. Oriz 15 kilogram

6. Sheqer 4 kilogram

7. Gjalp bitau 1 plako

8. Fasule 5 kg

9. Salçiçe 1 kg

10. Kafe 2 kg

11. Marmalatë 10 kg

12. Lëng frutash 16 litra

13. Kroasant 10 copë

14. Biskota 7 pako

15. Koncetrat Pule 900 gramë

16. Kartpiceta të lagura dhe të thata 7 pako

17. Konserva Mishi dhe Peshku 600 gramë

18. Gota Plastike 100 copë

19. Salcë dy kuti

20. Supë e gatshme 1 kuti 850 ml

21. Fasule e gatshme 1 kuti 850 ml

22. Furçë dhëmbësh 1 copë

23. Sapun 1 copë

24. Miell 17 kg

25. Avjar 3.5 kg

26. Batanije 7 copë

Exit mobile version