Një tragjedi hekurudhore ka ndodhur në orët e para të mengjesit në Casal Pusterlago në Provincën e Lodit në Itali.
Një tren I shpejtësise se lartë ka dal nga shinat duke shkaktuar një bilanc të rëndë.
Dy makinistet e trenit kanë gjetur vdekjen ndërsa disa pasagjere kanë mbetur të plagosur.
Pasi doli nga shinat, treni fillimisht doli në binarin parallel dhe më pas u përplas me një ndërtese që shërbente si pike kontrolli dhe biletarie ne këtë stacion hekurudhor.
Levizja e trenave nga Milano drejt Piacences u pezullua per disa ore ndersa kane nisur hetimet mbi shkaqet e kesaj ngjarje te rende.