A1 ALBANIA – NEWS

Tollumbace 'Rama ik' dhe yjet e BE-së në protestën e opozitës.

Ndryshe nga radhët e tjera, Partia Demokratika ka zgjedhur si mënyrë të veçantë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, disa tollumbace të bardha. Në to shkruhet “Rama Ik”. Nga fotot që sjell fotoreporteri Antonio Çakshiri, shihet momenti kur tollumbacet janë lëshuar në qiell, ndërsa në tarracën e kryeministrisë qëndrojnë forcat speciale të policisë për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës jokuvendore. Ndërkohë, podiumi ku do të mbajë fjalën kryetari i PD-së Lulzim Basha para kryeministrisë, është i rrethuar me yje të verdhë, simbolin e flamurit të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së kanë vendosur në krah shirita të bardhë në shenjë “paqeje” për të mos lejuar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ata vendosen si mburojë para kordonit të policisë.


Exit mobile version