A1 ALBANIA – NEWS

Shqipëria tek e cila aq shumë shpresuam…

Një destinacion dhe pak shpresë ju lutem. Është më mirë të udhëtohet me shpresë sesa të arrihet në destinacion, thonë në Japoni. Ne si duket as shpresën as destinacionin si kemi më.

E kemi veç rrugën e kohës në të cilën endemi pa u vënë re nga askush. Rrugët e skutat e dekadave që vijnë e shkojnë pa na thënë as jungjatjeta sepse sdimë ti presim, sdimë ti shenjojmë. Dimë veç ti zhgënjejmë.

A thua a ka popuj tjerë në këtë botë si ne? Popuj që se bëjnë hesap as javën, as muajin, as vitin, as dekaden dhe madje as shekullin. Popuj që stagnojnë në zemër të botës që lëviz me shpejtësi marramendëse.

A ka popuj tjerë që në 21 shekuj ekzistencë kurrë s’kanë arritë ta gjejnë një synim të përbashkët, ta ndërtojnë një shtëpi të përbashkët ose të paktën ta kenë një pushtues të përbashkët. 21 shekuj rrugëve, pa shpresë e pa destinacion.

Herë argatë të dreqit e herë mercenarë të pushtuesit. Gjithmonë kundër vetvetes. Edhe shekulli i 21 njësoj po shkon. Të gjithë i kemi kundër por armikun më të madh e kemi veten tonë.

Pse edhe pas 21 shekujve trevat me shqiptarë janë më të errëta në harta se trevat e popujve tjerë ne Ballkan? Pse Shqipëria tek e cila aq shumë shpresuam është shteti më i dështuar ne Evropë dhe më i varfëri poashtu?

Pse Kosova pas gjithë atij udhëtimi tragjik pranon të zhbëhet? Nesër është viti 2020. Ta caktojmë destinacionin dhe ta gjejmë shpresën që tr udhëtojmë drejt tij. Dhe, edhe nese nuk e arrijmë, të paktën do kemi udhëtuar me shpresë. Shkrim nga Nezir Kraki.

Exit mobile version