A1 ALBANIA – NEWS

Shpërthen bombola e gazti, banesa përfshihet nga flakët.

Një banesë është përfshirë nga flakët në Allias pas shpërthimit të një bombole gazi. Dy të moshuarit që ndodheshin në banesë 80 vjeç dhe 77 vjeçe u nxorën jashtë nga zjarrfikësja dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13 e 9 minuta ndërsa nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të bombolës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version