Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall sot publikisht non grata nga SHBA-të, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, në një lajm që duket se do të trazojë sërish ujërat në politikën shqiptare.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se në “listën e zezë” janë edhe bashkëshortja Liri Berisha dhe dy fëmijët Shkëlzen Berisha e Argita Malltezi.
Ajo që bie në sy në deklaratën e DASH është fakti që në listë nuk janë përfshirë e fejuara e Shkëlzen Berishës, blogerja e njohur Armina Mevlani, dhe bashkëshorti i Argita Malltezit, Jamarbër Malltezi.
DASH tha se Sali Berisha ka përdorur postin e kryeministrit për të kryer afera korruptive dhe për të pasuruar familjen e aleatët e tij politikë.
Në reagimin e plotë që është publikuar dhe nga DASH thuhet se Berisha përmes retorikës që mban publikisht tregon se është i gatshëm që të mbrojë vetën, familjen dhe aleatët e tij, nga ccdolloj hetimi nga organet ligjzbatuese.