A1 ALBANIA – NEWS

Shkodër, proçedohen 12 peshkatarë.

Duket se gjuetia e paligjshme vazhdon që të jetë prezente në liqenin e Shkodrës por megjithatë sipas drejtuesve të organizatës së menaxhim peshkimit ky fenomen nga viti në vit po reduktohet.

Kreu i kësaj organizate Arjan Çinari bën të ditur se vetëm për vitin 2019 në liqenin e Shkodrës janë konstatuar 12 raste të gjuetisë së paligjshme dhe ndaj tyre janë marrë masat administrative me gjobë ndërkohë që janë bllokuar edhe 5 varka peshkimi.

Sipas Cinarit gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e resurseve peshkore. Puna e mirë dhe reagimi në kohë ndaj kundravajtesve ka dhënë rezultate dhe kjo është konstatuar sivjet ku vetëm me një të hedhur trakte janë zënë rreth 100 kuintal peshk e llojit gjuhcë.

Drejtuesi e Organizatës së Menaxhim peshkimit shprehen se janë të vendosur që këto aksione nuk do të ndalen ndërkohe që bëjnë të ditur se nuk do të ketë asnjë tolerim për abuzuesit.

Exit mobile version