A1 ALBANIA – NEWS

Sherri për një vajzë, polici qëllon ish të dashurin e saj me armën e shërbimit

Një person ka humbur jetën, me plagë plumbi, orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se sulmi me armë ka ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen nr.2 të këtij qyteti.

Dyshohet se një prej personave të përfshirë në konflikt, ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë.

Në banesë bashkë me vajzën ndodheshe edhe një polic burgjesh, Bledar Toçi. Mes tyre dyshohet të ketë nisur një debat i cili është përshkallëzuar dhe ka përfunduar në tragjedi.
Ish i dashuri i vajzës ka ndërruar jetë ndërsa vetë polici ka mbetur i plagosur. Polici është paraqitur në spitalin e Kavajës rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Sa i përket personit që ka humbur jetë, raportohet se ka mbërritur i pajetë në spitalin e Traumës rreth orës 04.00 të mëngjesit.
Po punohet më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version