A1 ALBANIA – NEWS

Shehaj “tremb” Bashën/ “Lumë” pëlqimesh dhe mbështetje në rrjetet sociale

Një kandidim surprizë që ka sjellë një kthesë të re në garën për kreun e opozitës është ai i deputetit të zgjedhur, Agron Shehaj.

Shehaj e ka njoftuar kandidimin në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë parimore.

Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendje është mbështetja e madhe që ai ka grumbulluar në rrjetet sociale.

Mijëra qytetarë, e uronin në faqen e tij të “Facebook” për vendimin që kishte marrë, ndërsa shprehnin mbështetje maksimale.

Në postimin që Shehaj njoftonte kandidim janë arritur mbi 18 mijë pëlqime dhe më shumë se 4 mijë komente, pozitive.

Exit mobile version