A1 ALBANIA – NEWS

Rrëfimi i trishtë: Babai më shiti për 50 mijë lekë.

Historia ime ditën e sotme ka sjellë historinë e trishtë të 63 vjeçares Fatime Fregjaj. Ajo në studio ka treguar për jetën e saj teje të vështirë.

Kur ishte 16 vjeç babai e martoi pa dëshirën e saj. Martesa zgjati vetëm një vit e gjysmë dhe më pas babai dhe prindërit e bashkëshortit kërkuan divorcin e tyre.

Më tej Fatime rrëfen se në atë periudhë babai e kishte shitur për 50 mijë lekë tek një familje ku do shkonte si nuse. Nuk e pranoi martesën me djalin e asaj familjeje dhe babai vendosi ta martonte me një tjetër person.

E gjendur pa rrugëzgjidhje dhe vetëm 16 vjeç ajo pa si rrugëzgjidhje burgun për të shpëtuar nga martesa. Fatime bën me vetëdije dëshmi të rremë dhe dënohet me 10 muaj burg.

Exit mobile version