Rreth 40 refugjatë irakene dhe kurdë u kapen nga policia paraditen e kesaj te premteje ne fshatin Novosele te Vlores.
Emigrantët kishin hyrë ilegalisht ne territorin shqiptar nga Greqia përmes rrugës tokësore dhe kishin si destinacion kalimin ne vendet e Bashkimit Europian.
Ata u kapën nga uiniformat blu teksa po udhëtonin më këmbë.
Pas ndalimit irakenet dhe kurdet u shoqëruan në polici, ku kanë dhënë deklaratat e tyre e më pas janë dërguar drejt qëndrës së azilkërkuesve në Tiranë.