A1 ALBANIA – NEWS

Përveç Bleona Qeretiti, një tjetër shqiptare paska qenë në Oscars.

Në festën pas eventit Oscar që u organizua mbrëmjen e kaluar nga Elton John ka marrë pjesë edhe një shqiptare tjetër përveç Bleona Qeretit.

Bëhet fjalë për bukuroshen Eleni Foureira e cila mori vëmendje në të gjithë botën pas pjesëmarrjes në Eurovision me këngën Fuego. Në festën e madhe Foureira kishte zgjedhur një veshje të ndarë ku fokusi ishte tek trupi i palestruar.

Veshja me dy pjesë dhe flokët me model si të lagur e bënte këngëtaren të dukej si një sirenë deti. Ndërkohë Bleona shkëlqeu me një fustan transparent të dizajnuar nga stilisti Yousef Al Jasmi të përshtatur me një model të thjeshtë flokësh.

Exit mobile version