A1 ALBANIA – NEWS

Përplasi me makinë 8-vjeçarin tek dera e shtëpisë, polici lihet i lirë pas dëshmisë në komisariat

Një ngjarje e rëndë është shënuar tre ditë më parë në Paskuqan, ku një fëmijë mbeti i plagosur.

Policia për këtë ngjarje nuk ka dhënë asnjë njoftim, por sot është mësuar se aksidentin e ka shktuar një punonjës policie që ecte me shpejtësi të lartë me makinën e tij.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur para derës së shtëpisë së fëmijës së aksidentuar. Punonjësi i policisë me iniciale T.Gj. u shoqërua vetëm sot në komisariat. Por pas shoqërimit ai është lënë sërish i lirë.

Nga ana tjetër fëmija i plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak dhe po lufton me vdekjen. Mësohet se polici do të procedohet penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Exit mobile version