A1 ALBANIA – NEWS

PËRPLASEN DY MAKINA NË SHKODËR, NJËRA PËRFUNDON JASHTË RRUGËS

Dy drejtues mjetesh kanë marrë lëndime si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit.

Sipas policisë dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke bërë që një nga makinat të përfundojë jashtë rrugës

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia dhe lagështira në rrugë.
Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version