Partia Demokratike vijon të nxjerrë emra kryebashkiakësh që sipas tyre janë të dënuar më parë dhe që kanë marrë mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.
Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha sot para mediave se Partia Demokratike i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Matit ish gardistit Agron Malaj.
Ky është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD pas 30 qershorit. Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit.
Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.
Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj tha Bardhi.