Tiktok” është një nga rrjetet sociale që është përhapur ditëve të fundit shumë jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri në këto kohë karantine. Pjesë e tyre që preferon këtë rrjet social është edhe kryeministri Edi Rama.
Pasditen e kësaj të diele, kreu i qeverisë publikoi një video të shkurtër, në qendër të së cilit është kryedemokrati Lulzim Basha.
Në videon e montuar, shkëputur nga fjalimi i tij nga selia blu, Basha thotë “Unë dhe PD kemi marrë…fund”. Kjo vjen edhe si një përgjigje nga ana e kryeministrit Edi Rama, ndaj të gjithë akuzave të ardhura nga PD-ja, sa i përket menaxhimit të situatës ndaj CODI-19.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili deklaron se Edei Rama nuk është normal mendërisht.
“A ka kryeminister normal qe te dielen ne darke poston video te montuara per kundershtarin politik?
A ka njerez qe ne moshen e Edi Rames ne mbremjen e shenjte te pashkeve merren me video montazhe?
A mundet qe drejtuesi i nje qeverie ne kohen me te keqe per shtetasit e tij gjen kohen dhe poston video te sajuara?
Pa dyshim qe nje njeri normal ne moshen e kryeministrit dhe aq me teper nje kryeminister nuk i ben keto as ne kohe normale.
Po beu i Surrelit nuk ka asnje hall vec se te kenaqe shijet e veta dhe te oborrtareve me shaka banale dhe sajesa pa kripe.
Nga divani i ngrohte i shtepise mund te qeshesh me videomontazhe,por hallet e shqiptareve duhen zgjidhur sa me shpejt. Ndaj boll bere si gaztor se nuk je as ne nivelin e Taulant Balles me kete lloj humori”, shprehet Paloka.