A1 ALBANIA – NEWS

Nutricionistja: Produktet që duhen konsumuar dhe ato që duhen shmangur gjatë festave.

E ftuar në News24 nutricionistja Dosti u shpreh se me vetëm disa menaxhime të vogla mund ta kemi organizmin nën kontroll. Në festat e fundvitit ngarkojmë organizmin me ushqime me shumë kalori shtojmë deri në 2 kg peshë është e paevitueshme.

Vetëm me disa menaxhime të vogla mund ta kemi organizmin nën kontroll. Melçia dhe veshkat janë dy organet që preken më shumë nga yndyrnat mbingarkohet melçia veshkat dhe aparati tretës, tha Dosti.

Diola Dosti jep disa këshilla për produktet që duhen konsumuar gjatë kësaj kohe dhe ato që duhen shmangur. Duhet të perzgjedhim produkte me kalori më të ulëta organizmin ta lëmë në gjendje qetësie pasi në kohë festash mbushim frigoriferët dhe e ngarkojmë trupin para kohe.

Konsumimi i ujit me limon në mëngjes është një hap i rëndësishëm dhe gjatë kësaj kohe është mirë të shmangni lëngjet e frutave. Gjithashtu nuk duhet të gatuani ushqime të së njëjtës kategori dhe evitoni kategorinë e brumrave.

Gjeli i detit është traditë e tryezës gjatë festave por duhet ta largoni lëkurën e tij. Vera ka kalori mbi 2 gota shtoni kaloritë ndërsa duhet të reduktoni ëmbëlsirat dhe pijet alko olike.

Njerëzit që ushqehen shëndetshëm gjatë gjithë vitit është vështirë të bien pre e kalorive të Vitit të Ri, u shpreh Diola Dosti. Dosti na tregon edhe se si duhet të veprojmë pas festave për të humbur peshën e shtuar.

Pas festave nevojitet një pastrim trupi reduktim të vakteve. Mengjesin niseni me ujë të ngrohtë me mjaltë. Në drekë supë të lehtë brokoli ose spinaqi. Ndërsa në darkë një frut ose kos me fruta. Në tavolina nuk duhte të harroni sallatat dhe ujë, theksoi Dosti.

Exit mobile version