Dy prej konkurrentëve të emisionit, Ndriçimi dhe Lindita, në fakt njihen jashtë emisionit “Për’puthen”. Dyshja bashkëjeton prej kohësh jashtë kryeqytetit, ndërkohë që në ekran bëjnë tjetër lojë.
Lindita u fut në emision me pretendimin se kishte ardhur nga Italia posaçërisht për të njohur Ndriçimin, pasi ai ishte i vetmi që e kishte tërhequr nga ekrani.
Megjithatë, e vërteta qëndron ndryshe. Teksa të dy bëjnë takime me konkurrentë të tjerë, ata vazhdojnë të jetojnë me njëri-tjetin dhe vazhdojnë me skenarin e krijuar për të mos rënë në sy.
Madje, për ta bërë akoma më të besueshme këtë lojë, ata janë kapur herë pas here me njëri-tjetrin, duke bërë debate të vogla që në fakt nuk i kanë prishur aspak raportet e tyre.