A1 ALBANIA – NEWS

Njerëzit janë më kreativë në dimër

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit temperatura ndikon në rritjen ose uljen e nivelit të kreativitetit tuaj. Të ndjesh të ftohtë ose te nxehtë ndikon mbi kreativitetin.

Nga një studim i kryer së fundmi personave që u jepej një batanije e ngrohtë, një filxhan me çaj ose ishin në një mjedis me temperatura të larta pikturonin më mirë, kategorizonin objekte dhe mendonin për dhurata për personat e tjerë.

Nga ana tjetër ata që ishin në mjedis të ftohtë ishin më mirë në identifikimin e metaforave, në ideimin e emrave të rinj dhe planifikimin e dhuratave abstrakte.

Shkencëtarët pohuan se se nxehtësia i ndihmon njerëzit të jenë psikologjikisht të lidhur me të tjerët dhe më bujarë, ndërsa të ftohtit stimulon kreativitetin më abstrakt sepse njerëzit ndihen më të largët se kurrë.

Exit mobile version