Delegacioni shqiptar në Eurovizion duket se nuk e ka pasur mendjen tek marrja e pikëve gjatë finales së mbrëmshme.
Një foto e tyre është bërë virale në rrjetet sociale, ku duken të gjithë me vëmendjen maksimale…në telefonin e tyre celular.
Që nga këngëtarja Anxhela Peristeri, e më pas të gjithë të tjerët janë kapur nga kamera shumë të fokusuar në objektin në duart e tyre, duke humbur ç’po ndodhte rreth tyre.