Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, doli i zhgënjyer nga zgjedhjet e 25 prillit, ku garoi krah Aleancës për Ndryshim.
PDK mori një rezultat të dobët në zgjedhjet parlamentare, pasi nuk nxori asnjë deputet. Ndoka thotë se koalicioni me Bashën ishte një dështim i vërtetë.
“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët”.
“Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha,” tha ai më herët. Zhgënjimi i tij ndihet edhe në komentet që lë në Facebook.
Pasi një komentues i thotë se deputetët e PD duhet të qëndrojnë me kokën lart pavarësisht humbjes, Ndoka përgjigjet: “Të dhj*rë po me kokën lart”.