A1 ALBANIA – NEWS

Motori del nga rruga, plagoset 45-vjeçari

Një 45-vjeçar u plagos mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Papër pas një aksidenti të ndodhur.

Ai ishte duke drejtuar një motor në momentin që doli nga rruga dhe u përplas me mbrojtësen metalike.

45-vjeçari u transportuar menjëherë në Spitalin e Elbasanit, ku mësohet se nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Exit mobile version