A1 ALBANIA – NEWS

“Më nxirr jashtë dhe do bëhem shërbëtorja jote”/ Vogëlushja ‘trondit’ forcat e shpëtimit teksa i mbron kokën vëllait nën rrënoja (VIDEO)

Video prekëse nga operacionet e kërkim shpëtimit janë publikuar që nga tërmeti shkatërrues që goditi jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e së hënës.

 

Në një video tragjike të shpërndarë në Twitter shihet një vajzë sirianë jo më shumë se 7 vjeç e cila e ngecur në rrënoja teksa me njërin krah përqafon vëllanë e vogël për ta mbrojtur nga blloku i betonit që kanë mbi kokë, lutet që t’i shpëtojnë.

 

“Më nxirr jashtë dhe unë do të bëj çfarë të duash, do të jem shërbëtorja jote!” dëgjohet ti thotë vogëlushja njeriut që përpiqet ta shpëtojë.

 

Exit mobile version