52 vjeçarja kishte dalë si çdo ditë për të kullosur bagëtitë me të cilat mbante familjen por nuk u kthye më në shtëpi. Teksa po ruante bagëtitë një masiv shkëmbor u shkëput nga mali duke e zënë poshtë e për pasojë gjeti vdekjen mesditën e sotme.
Kjo ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 15 e 15 në fshatin Zmines Livadhja nga ku referuar burimeve zyrtare viktima është identifikuar si Sevastia Floru 52 vjeçe.