Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në në aksin rrugor Tiranë- Durrës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:10, në Shkozet, një mjet ende i pa identifikuar ka përplasur një motoçikletë , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.