A1 ALBANIA – NEWS

Luan shumë bixhoz, shokët e Luizit tregojnë emrin e personit që nxorri këtë lajm

Në puntatën e fundit të emisionit ‘Glamour Zone’, kanë qenë të ftuar Joni dhe Mario, shokët e fëmijërisë së Luiz Ejllit, një nga personazhet më të komentuar të dy muajve të fundit.

 

Ndër të tjera, ata kanë sqaruar përballë moderatores Ester Bylyku, shumë të vërteta sa i përketë marrëdhënies së Luizit me Kiarën, madje kanë sqaruar edhe thashethemet nëse ai ka kryer një operacion të rralle.

 

Por një nga versionet më të përhapura sa i përket Luizit ka qëne se ai luan bixhoz. Sa e vërtetë është kjo?’Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin’ u shprehën shokët e tij.

 

Por nuk mund të lihej pa përmendur edhe lidhja e shumëpërfolur e Luizit me moderatoren Kiara Tito dhe momenti kur miku i tyre u cilësua si i dhunshëm nga opinionistët.

 

Ester Bylyku: Çfarë mendoni për lojën mes Luizit dhe Kiarës ku miku juaj u cilësua si i dhunshëm?Joni (shoku Luizit): Wshtë ekzagjeruar. Luizi zgjodhi që të luajë në atë mënyrë me të dashurën e tij sepse kanë koefidenca.

 

Mendoj se nuk do të zgjidhte asnjë konkurent tjetër për ta luajtur atë lojë. Në asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë, sepse Kiara nëse do të donte mund t`i fliste dhe ta prishte lojën.

Exit mobile version