A1 ALBANIA – NEWS

Lori Hoxha poston foto, ‘e masakrojnë’ me komente: Au sa e shpifur, sa brinjë ke heq

Lori Hoxha duket se është në super formë këtë periudhë. Ajo ka postuar një foto në rrjete sociale ku nxjerr në pah belin e saj të hollë. Por, nëse shikohet me vëmendje, beli i saj duket më i hollë se ç’duhet dhe të gjithë kanë filuar me komente kritikuese për ekzagjerimet.

 

“Zot na ruaj mendt e kokës! Janë bo robt si kukulla plastike!”- shkruan një ndjekëse.

“Sa brinjë ke heq moj e shkretë…gjynah i madh moj motër pse sajohesh kshu….”– shkruan një tjetër komentuese.

 

“Qyqaa ku e ke belin moj çupë?? Mos e hollo kaq shumë kur rregullon fotot,”– vijon komentuesja e tretë.

 

“Auuuu sa e shpifur”, – shkruan një tjetër ndjekëse.

 

Komentet kanë qenë pafund, duke u habitur me belin aq të prerë të Lori Hoxhës, por si gjithmonë ajo zgjedh të mos replikojë!

Exit mobile version