Moderatorja bukuroshe Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre në një ceremoni private në Marok.
Dyshja i kanë thënë po njëri
tjetrit dhe ditën e djeshme publikuan në rrjete sociale fotot e para me fustanin e nusërise dhe kostumin e dhëndrit.
Vetëm së fundmi Klea ka publikuar në profilin e saj të tjera foto nga seti fotografik i realizuar në Marok nga Anjeza Dyrmishi.
Krahas fotove moderatorja ka shkruar për Elgitit një dedikim shumë të ëmbël duke e quajtur bashkëshort. Ajo shprehet se ka ëndërruar që e vogël të gjejë dikë si ai.
Që e vogël kam ëndërruar për ty. Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe. Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira por gjithmonë të kam patur pranë e kam qenë pranë teje.
Në të mirë e në të keq. Kur flas për ne edhe ndonjë lot gëzimi mi njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im. Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë shkruan Klea.