A1 ALBANIA – NEWS

Kina i vjen në ndihmë Italisë, ja çfarë po bën.

Një ekip mjekësh kinezë janë nisur drejt Italisë për ti asistuar kolegëve vendas në betejën me koronavirusin.

Kina që sipas mediave vendase ka regjistruar një rënie të madhe në numrin e të infektuarve të rinj me koronavirus ka vendosur të nisë drejt Italisë edhe 33 ton pajisje mjekësore.

Furnizimet mjekësore vijnë nga disa qytete kineze. Mjekët kanë sjellë edhe sasi të konsiderueshme të barnës Lianhua Qingwen që ka treguar se ja doli me efektivitet të lartë inflamacionin në mushkëri.

Mjekët janë pjesë e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës. Ata nuk kanë një datë të vendosur për kthimin në Kinë por thonë se kjo do të vendoset në varësi se si do të shkojë situata në Itali.

Exit mobile version