Elita Rudi e cila u tërhoq nga ekrani pas lindjes së djalit tani është rikthyer në një mënyrë tjetër moderatorja e njohur ka filluar të realizoj Vlog.
Është kjo një mënyre e re për të qëndruar pranë adhuruesve të saj ndërsa Vlog aktualisht është mjaft i njohur në mbarë botën. Së fundi Elita ka realizuar në të tillë me bashkëshortin e saj Gjiko i cili iu është përgjigjur pyetje të Elitës.
Ndër to prezantuesja ka qenë e interesuar të dijë se cila është gjëja që Gjikos nuk i pëlqen te ajo. Përgjigja e reperit ishte se atij nuk i pëlqen se ajo ndërron temat kur janë duke biseduar.
Që kërcen prej një teme në tjetrën u shpreh Gjiko. Ndryshe çifti u martuan në vitin 2018 ndërsa janë prindër të një djali i cili quhet Zëri.