A1 ALBANIA – NEWS

Infermierja u shua në aksident, mesazhi prekës i shoqes dhe kolegëve: O nënë ti nuk duhet të ikje

Një infermiere humbi jetën sot në aksident në Lezhë, ndërsa burri, fëmija i mitur dhe vjehrra u plagosën nga përplasja e tre makinave.

Viktima Marjeta Gjergji 36 vjeçe ishte infermiere në maternitetin e spitalit të Lezhës. Trishtimi për ndarjen nga jeta është i madh jo vetëm te familja dhe të afërmit, por edhe kolegët e infermieres.

“Ka ndërruar jetë Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Lezhë.

Humbja e një njeriu të dashur është një nga përvojat më të vështira për t’u përballur, veçanërisht nëse njerëzit që na lënë, janë në lule të jetës e sidomos në rastin e koleges tonë të dashur.

Fjalët janë të tepërta e dhimbja aq e madhe. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, kolegëve të Marjetës e kujtdo që pati fatin t’a njihte. U prehsh në paqe mikja jonë e mirë..mungesën tënde do e ndjejmë të gjithë sot e përgjithmonë” shkruan Sindikata e Infermierëve Lezhë.

Adelina Pali, shoqe e viktimës përmes një postimi me disa vargje prekëse kujton fëmijërinë dhe momentet që kanë kaluar së bashku me Marjetën. “Me vijne ne mendje kujtimet e nje femijerie sebashku, ku gjithmone Ti ishe nje shoqe e paqte dhe e bute.

Asnje nga Ne nuk eshte i perjetshem ne kete bote por Ti nuk duhej te ikje kaq shpejt o nene dhe grua e mrekullueshme. Te qofte i lehte dheu dhe qofsh ne mbreterine qiellore Marjeta Gjergji” mbyllet postimi.

Exit mobile version