A1 ALBANIA – NEWS

Incident në koncertin e Kidës dhe Ledrit, fansi ngjitet në skenë dhe…

Kida dhe Ledri kanë vazhduar me koncertet e përbashkëta pas publikimit të këngës ‘’Tdu’’ që sollën së bashku dhe arritën një pëlqyeshmëri të madhe të publikut.

 

Në një koncert së fundmi, teksa këngëtarka po fliste me publikun një person ka shkuar pranë saj duke e kapur nga krahu për të bërë një foto.

 

Menjëherë ka ndërhyrë sigurimi për të larguar personin në fjalë, ndërsa Kida dhe Ledri Vula dukeshin të habitur nga ky incident.

 

Megjithatë, artistja arriti që ta kontrollonte situatën dhe të vazhdonte performancën në skenë.

Exit mobile version