Administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku humbi jetën një 62-vjeçar në Durrës u arrestuan nga policia e qytetit bregdetar.
Thoma Ruci i punësuar si roje pranë firmës së ndërtimit që po ndërtonte një hotel në Durrës, ra aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:18 të së martës.
Pas veprimeve hetimore, u arrestuan shtetasit A.J 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E.R 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.
Ata akuzohen për shkelje të rregullave në punë dhe rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.